Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë, duke e vënë theksin këtë herë në ndalimin e inspektorëve të ujit për të kryer detyrën e tyre.

Pas inspektimeve të Ministrit Peleshi për pastrimin e shtretërve të lumenjve, nëpërmjet një postimi në facebook, Panariti shkruan se kjo ka bërë që të fillojnë abuzimet me ndërhyrjet në shtretërit e lumenjve. Nëpërmjet disa fotove Panariti njofton se  një abuzim i tillë po ndodh në Mat dhe në Këlcyrë.

Postimi i Edmond Panaritit në facebook:
Ndalimi i inspektoreve te ujrave per te ushtruar funksionet e ngarkuara me ligj, per ruajtjen e shtreterve te lumenjve dhe parandalimimin e nderhyrjeve abuzive ne brigjet e tyre, ka inkurajuar nje trupe te tere abuzuesish, te cilet te frymezuar nga kjo paralize e komanduar, po nxitojne te nderhyjne ne shtreterit e lumenjve duke i gerryer pa meshire per grumbullim inertesh e materiale mbushese. Fotot e meposhteme tregojne ate qe po ndodh sot ne Mat dhe Kelcyre. Nese nuk nderhyet demet do te jene te pakthyeshme.

panariti
  (Foto e postuar në facebook nga Panariti)


panariti
  (Foto e postuar në facebook nga Panariti)

panariti
  (Foto e postuar në facebook nga Panariti)

 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com