​Panucci: Nuk ka kohë për festë
do shkoj të shikoj Maqedoni-Izrael

​Panucci: Nuk ka kohë për festë<br />do shkoj të shikoj Maqedoni-Izrael
Christian Panucci, ka qenë i pari që është ndalur të flasë për mediat dhe është shprehur i lumtur për fitoren dhe ka theksuar se menjëherë do të ulet para televizorit për të parë kundërshtarët e ndeshjes së ardhshme, Maqedoninë.
 
“Lojtarët ishin shumë serioz, nuk ishte e thjeshtë. Më pëlqen që debutova me fitore, natyrisht. E rëndësishme është të luajmë futboll dhe në fund të fitojmë.”
  
I pyetur nëse do të ketë rotacion me kundërshtarin tjetër Panucci ka thënë se “Natyrisht diçka do të ndryshojmë për ndeshjen tjetër, duhet parë se sa do rikuperojnë disa nga futbollistët, por në ndeshjen kundër Maqedonisë vendosja në fushë do të jetë tjetër”.
 
 
Më intereson vetëm Maqedonia, do iki pak më vonë për të parë këtë takim që ata do luajnë kundër Izraelit, ka thënë tekniku i ri duke lënë të kuptohet se festimet për të fillojnë pas ndeshjes Maqedi-Izrael.
 
“Lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar. Ne nuk e patëm të lehtë, sepse vuajtëm ta gjenim golin dhe kjo na tensionoi disi. Megjithatë, skuadra u tregua e zonja dhe jam i kënaqur për rezultatin. Morëm atë që deshëm. Unë kam dëshirë që skuadra të luajë mirë futboll dhe nuk më pëlqen loja me topa të gjatë. Nuk kam dëshirë të luaj në atë formë. Kundër Maqedonisë do të ndryshojë diçka. Të shohim se çfarë do të ndryshojmë, por tani duhet të shijojmë këtë fitore”, u shpreh Panucci për RTSH.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon