​Partizani në vend të fundit, Iuliano:
Largohem nëse duan drejtuesit

​Partizani në vend të fundit, Iuliano:<br />Largohem nëse duan drejtuesit
Partizani vijon serinë e rezultateve negative duke mos arritur të fitojë as kundër Lushnjes, në Selam Stermasi, ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura pavarësisht rasteve të shumta që krijuan vendasit.

Kjo është nisja me e keqe e kampionatit në vitet e fundit për Partizanin.

Në katër ndeshje të luajtura Partizani nuk ka mundur të shënojë asnjë gol dhe ka pësuar katër të tillë.

Drejtuesit e ekipit janë shprehur mjaft të zhgënjyer teksa e shohin veten në vendin e fundit të tabelës me vetëm dy pikë po aq sa ekipi i Lushnjes.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Italian, Mark Iuliano ka dalë në pronocim për mediat duke u shprehur se ai është i kënaqur me ekipin por është fati ai i cili iu ka dalë kundër.

Ai u shpreh se skuadra i përgjigjet në fushë dhe drejtuesit kanë besim tek ai, por në qoftë se drejtuesit do mendonin shkarkimin e tij ai do e kuptonte dhe do e respektonte një vendim të tillë.
 
Prononcimi i trajnerit Mark Iuliano

Iuliano: E dominuam kundërshtarin. Nuk arritëm të shënonim as sot, për fat të keq. Lojtarët bënë maksimumin në fushë, por ai që na mungoi ishte vetëm goli.
Unë si trajner bëra maksimumin për të drejtuar ekipin drejt fitores. E thashë, skuadra bëri maksimumin sot, por nuk patëm fat.

A ju përgjigjet skuadra?
Iuliano: Unë nuk e shoh në asnjë vend që skuadra nuk më përgjigjet në fushë. Ne kishim edhe sot shumë raste për gol, ndaj s’mund ta them këtë gjë.

Pas këtyre rezultateve e ndjeni rrezikun e një shkarkimi?
Iuliano: Kur një skuadër nuk arrin rezultatin, atëherë trajneri është i rrezikuar. Kjo dihet, por i takon drejtuesve të vendosin për këtë gjë. Nëse drejtuesit e marrin vendimin për të më larguar, atëherë e mendojnë për të mirën e skuadrës. Por unë ndjej mbështetjen e klubit dhe punoj në kushte të mira.

Gjendja e Çanit?
Iuliano: Nuk duam të rrezikojmë me aktivizimin e tij. Donim ta kishim sot në fushë, sepse është një lojtar shumë i mirë. Nuk e di saktë se kur do të kthehet, sepse po ndjek një program të veçantë për rikuperimin.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool