​Pas 27 vitesh piktorët e njohur
të Shijakut takohen me një ekspozitë

​Pas 27 vitesh piktorët e njohur<br />të Shijakut takohen me një ekspozitë
Pas 27 vjetësh udhëtim në rrugë e drejtime të ndryshme të artit piktorik, në Tiranë apo në vende të tjera të botës, artistët më të shquar të qytetit të vogël Shijakut ritakohen në një ekspozitë të veçantë.
Në Galerinë e arteve "Nikolet Vasia" të Durrësit janë ekspozuar punimet e 15 piktorëve shijakas.

Janë veprat elegante dhe mbresëlënëse të punuara në teknikat e vajit, akuarelit, grafikës e më gjerë.

Qyteti i vogël i Shijakut, para viteve '90 ka pasur një grup piktorësh shumë të talentuar që bënin diferencën mes piktorëve më të njohur të vendit.

Të tillë ishin Agim Faja, Dashamir Gurabardhi, Abaz Hado e të tjerë emra të njohur.

Por pas kësaj periudhe një pjesë e tyre u larguan nga qyteti i Shijakut.

Pas 27 vjetësh ata kanë vendosur të mblidhen sërish në këtë ekspozitë të përbashkët. Për shkak të vetë rrjedhës që mori jeta e tyre, piktorët e pagëzuan ekspozitën me emrin "Rrugëtim". Skulptori Idriz Balani rrëfen për grupin e fuqishëm të skulptorëve të Shijakut.
 
Një pavijon i veçantë i është kushtuar familjes Faja, ku artin piktorik e kanë trashëguar edhe dy djemtë e tij Arditi e Orgesi.

Agim Faja është ndër piktorët më të njohur në të gjithë vendin, që ka bërë histori në pikturën shqiptare. Jo më kot një pavijon i galerisë i është kushtuar punimeve të tij, por edhe djemve që vazhdojnë rrugën e tij.

Piktori Dashamir Gurabardhi ka ardhur nga Amerika enkas për këtë ekspozitë pikture. Ai thotë se u ndje i surprizuar kur mori ftesën për pjesëmarrje dhe ju përgjigj pozitivisht asaj.

"Eshtë sakrificë që ia vlen të bëhet për dashurinë për artin por edhe për Shijakun, -thotë Dashamiri.

Ndërsa Arditi, djali i Agim Fajës “Piktor i Popullit”, është entuziast për organizimin e kësaj ekspozite. Ai tregon histori nga jeta dhe puna e piktorëve që i dhanë një emër të nderuar në atë kohë qytetit të vogël, Shijakut.

[gallery]22770[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel