​Patriarku Irinej: Kosova është
Jerusalemi i Serbisë

​Patriarku Irinej: Kosova është<br />Jerusalemi i Serbisë
Kreu i kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombësit e tij duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë.
 
“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”, ka thënë patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.
 
“Ne lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilën Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”.
 
Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë./Koha.net
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet