TIRANË - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me shqetësim ndalimin disaorësh të kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga policia sllovene, për shkak të urdhërarresteve të shpërndara nga regjimi i Millosheviçit.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e një vendi mik ngatërrohen prej marrisë së shtetit serb, që vijon të ketë në listat e Interpolit, drejtuesit politikë kryesorë të Kosovës dhe ish komandantët e UÇK-së. Edhe pse lirimi i z. Haradinaj është vetëm çështje orësh, këto raste nuk duhet të vazhdojnë më.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë që urdhërarestet e pakuptimta të Serbisë të anulohen, pasi qëllimi i vetëm i tyre është cënimi i dinjitetit të shqiptarëve të Kosovës. Lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë në mbrojtje të një popullsie të pafajshme kundër një regjimi gjakatar dhe askush nuk mund të hedhi baltë mbi luftën dhe drejtuesit e saj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com