Për ata që hanë ushqim natën. Ja
nga cilat sëmundje rrezikoheni
Është e vërtetuar se të ngrënit ushqim natën, nxit shtimin në peshë, por një studim i bërë kohët e fundit raporton se, personat që ushqehen natën janë më të prirur të preken nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Ka persona të cilët kanë zakon të ngrihen natën dhe të konsumojnë ushqim, por ky nuk është një zakon i mirë, pasi në një kohë kur organizmit i duhet të pushojë, nxitet që të punojë.
Është e vërtetuar se të ngrënit ushqim natën, nxit shtimin në peshë, por një studim i bërë kohët e fundit raporton se personat që ushqehen natën janë më të prirur të preken nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Disa studiues amerikanë të Shkollës Mjeksore Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, gjatë kërkimeve të tyre disavjeçare arritën të nxjerrin në pah se ushqyerja natën rrit nivelet e sheqerit në gjak, dhe nxit prekjen nga diabeti.
Gjithashtu rritet edhe niveli i kolesterolit dhe triglicerideve, që rrisin shancet për prekjen nga sëmundjet e zemrës.
Ky grup shkencëtarësh bëri një eksperiment tek të rinjtë dhe doli me përfundimin se ushqyerja pas orës 11 të natës shkakton shtim në peshë pasi ngadalësohet procesi i përpunimit të yndyrës, procesi ku yndyrat zbërthehen dhe përdoren për energji. Në këtë rast trupi përpunonte më pak lipide ose yndyra.
Autorja kryesore e studimit, profesoresha Kelly Allison, shprehet se: “Edhe pse ndryshimi i mënyrës së jetesës nuk është kurrë i lehtë, këto rezultate sugjerojnë se ngrënia herët mund të jetë një përpjekje e vlefshme për të parandaluar këto sëmundje kronike. Kemi mjaftueshëm njohuri mbi ndikimin e tejngopjes në shëndet dhe shtimin në peshë, por tani mund të kuptojmë më mirë mbi mënyrën se si trupi i përpunon ushqimet në momente të ndryshme të ditës për një periudhë afatgjate”.
Ekspertët e zemrës rekomandojnë që të mos hani asgjë dy orëve para se të shkoni për të fjetur.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.3%
Vota total: 2391
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31