ELBASAN - Një 27-vjeçare nga Elbasani prej kohësh përgjohej nga ish-dashuri i saj, i cili fshehtas kishte mundur t’i vendoste një kamer dhe përgjues në makinë pasi donte të mësonte së cili ishte partneri i ri i 27-vjeçares.
Mësohet se shtetasja E.B., ka pikasur kamerën në makinë dhe është drejtuar menjëherë drejt policisë për të bërë denoncimin.
Hetimet paraprake dolën në përfundimin se, kamera në automjetin e 27-vjeçares ishte vendosur nga ish-i dashuri i saj, Gentian Mino, 38 vjeç banues në Elbasan, i cili për të finalizuar misionin e tij kishte kërkuar ndihmën e shokut, Ardian Hysi.
Këtë të dy kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, ndërsa kur janë pyetur kanë pohuar se, kamerën e kishin vendosur nga frika se dikush do të vidhte makinën.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO