​Pesë skuadra që siguruan fazën
e grupeve në Ligën e Kampionëve

​Pesë skuadra që siguruan fazën<br />e grupeve në Ligën e Kampionëve
Nga faza e dytë e ndeshjeve play-off të vlefshme për Ligën e Kampionëve, kanë dalë pesë skuadrat që e kanë siguruar fazën e grupeve.
 
Pesë skuadrat që kaluan fazën e play-off janë, Celtic, Olympiacos, Napoli, Sevilla dhe Maribor.
 
Napoli i Elseid Hysajt ka fituar në transfertë përballë Nices me rezultatin 2-0 dhe shkoi në total  4-0.
 
Po ashtu edhe shqiptari tjetër Besnik Hasi me Olympiacosin ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe duke eliminuar Rijekën.
 
 Skuadra tjetër që kaloi është Sevilla e cila kaloi me mjaftë vështirësi.
 
Gjithashtu edhe Celtic ka kaluar fazën e play-off duke mposhtur Astanas me rezultat të përgjithshëm 8-4.
 
Ekipi i pestë që kaloi ishte Maribori i Ahmedit që fitoi në shtëpi përballë Hapoel Beer me rezultatin 1-0 dhe falë golit në fushën kundërshtare.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe