​Pesë frutat më të rëndësishme për
fëmijët. Ja pse konsiderohen të tilla

​Pesë frutat më të rëndësishme për<br />fëmijët. Ja pse konsiderohen të tilla
Kur bëhet fjalë për fëmijët të gjithë janë të shqetësuar se si duhet të veprojnë që ata të jenë të mirëushqyer dhe të marrin vitaminat e duhura. 

Më poshtë po ju listojmë pesë lloje frutash që nuk duhet të mungojnë në dietën e fëmijës tuaj. 

Kujdes, frutat duhet të përdoren atëherë kur kanë kohën e tyre, në të kundërt nuk janë të ushqyeshme dhe janë të mbushura me hormone ose pesticide. 

Pjepri
I pasur me elektrolite dhe vitaminë C, plot me beta karroten dhe ujë. Sa më e errët ngjyra, aq më i ushqyeshëm është. Përmbajtja e lartë e ujit te pjepri, i ruan fëmijët nga dehidratimi.

Boronicat
Janë armë të fuqishme kundër stresit, infeksioneve, shpërqëndrimit dhe agjentëve kanceroz. Ngjyra blu e tyre është përgjegjese për forcimin e memories dhe shëndetit të trurit, sidomos për fëmijët që mësojnë fort. Mbështesin shqisën e shikimit dhe konsumi i këtij fruti në vegjëli, përbën ngritjen e themeleve të forta në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene në moshë të rritur.

Portokalli
Burimi kryesor i vitaminës C, që përfshihet në pothuaj gjithçka, nga mbyllja dhe shërimi i plagëve, qetësimi i alergjive, parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangia e artritit. Portokalli ndihmon shumë fëmijët që kanë infeksione të mushkërive dhe azëm.

Luleshtrydhet
Forcojne zemrën, ulin rrezikun e kancerit, përmirësojnë shikimin, parandalojnë alergjitë, dhe qetësojnë dhimbjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frut është gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo provimeve, pasi forcon shumë memorien e ngjarjeve të fundit. Ka veti mbrojtjeje kundër helikobakterit, një mikrob që shkakton ulçer në stomak dhe predispozon për zhvillim kancerogjen të tij.

Kivi
Sipas një studimi të “Kolegjit Amerikan të Ushqimit”, kivi renditet në 27 frutat më të shëndetshme për fëmijet. Një kivi në ditë, mund të korrigjojë një dëmtim të nje sekuence të AND-së, e cila përcjell informacionin gjenetik, një dëmtim i cili mund të ketë pasoja fatale. Fëmijët që konsumojnë kivi shpesh, vuajnë shumë më pak nga vështirësia në frymëmarrje, kolla e natës dhe rrufa.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike