Një polic shqiptaro-amerikan në New York ka postuar në Facebook një fotografi, ku shfaqet civil dhe me një karton ku shkruhet “Megjithëse, nuk jam në Kosovë, jam me Ramushin”.
Ky nuk është rasti i parë që policët shqiptarë në radhët e NYPD demonstrojnë me simbolet tona kombëtare.
Në korrik të vitit të kaluar ishin tre policë të veshur me uniformë që pozuan duke bërë simbolin e shqiptarëve me duar, në New York.

Nuk dihej kombësia e dy të tjerëve, por polici i mesit në atë fotografi është një shqiptar nga Kosova. Ai është A.K., lindur e rritur në Prishtinë.
28-vjeçari, së bashku me familjen, ka emigruar në Amerikë pak para luftës në Kosovë, ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic në Departamentin e Policisë së New Yorkut.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com