Në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Krujë dhe një tjetër Pukë.
 
Nga një kontroll i ushtruar në vendin e quajtur fshati Shelqet në Krujë, një person u kap duke kultivuar 3 541 bimë narkotike. Policia vuri në pranga Shaqir Kroji, 55 vjeç.

Ndërsa në fshatin Vig Mnelë, në Pukë , në vendin e quajtur “Pylli i Tanushajve”, janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar një parcelë me 370 rrënjë bimë narkotike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)