​Presidenti Takaj: E merituam,
kemi tre muaj që përgatitemi

​Presidenti Takaj: E merituam,<br />kemi tre muaj që përgatitemi
Klubi Korçar ka fituar 3 milionë euro dhe emocionet Ardjan Takaj janë të pafundme.
 
Emri i tij dhe i Skënderbeut janë futur në historinë e futbollit shqiptar, sepse asnjë klub në futbollin shqiptar nuk ka kaluar 4 ture, nuk ka eliminuar 4 rivalë, sidomos të rangut të Dinamo Zagrebit.
 
"Arritje të mëdha, janë diçka e rëndësishme për klubin, që forcohet, bën merkato, afron lojtarë dhe krijon kushte më të mira. E kemi vlerësuar gjithnjë Europën, sepse ajo është rruga për t’u bërë një klub i madh. E kemi vlerësuar gjithmonë Europën, që në datë 31 maj nisëm planifikimin dhe në datë 6 qershor nisëm përgatitjet. E dinim që do kishim një short të mirë në turin e parë, por punuam shumë dhe gjithçka kemi arritur ka pasur shumë mund e djersë brenda|, ka thënë Takaj për SuperSpotr.
  
I pyetur për shortin dhe skuadrat që pritet të jenë përballë Skëndërbeut taka u shpreh se, “Dinamo është një klub i madh, me histori e traditë, që ka rezultate e eksperiencë të madhe në Europë. Kur kaluam Dinamon, nuk na tremb më askush”.
 
Gjithashtu Takaj shprehet se fundin e ka patur me frikë, “Mbetëm me 10 lojtarë dhe dihet që fundin e kemi frikë gjithnjë, kemi eksperienca të hidhura. Pastaj u çliruam, ishte një festë e madhe, skuadra më bëri dush duke më lagur me ujë nga festa në dhomat e zhveshjes”.
 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj uron Sadiq Khan për fitoren e mandatit të tretë si kryebashkiak i Londrës: Fitoi shpresa mbi frikën

Veliaj uron Sadiq Khan për fitoren e mandatit të tretë si kryebashkiak i Londrës: Fitoi shpresa mbi frikën