​Protesta në ditën e 18, Basha:
Nuk duam pushtet në tavolinë

​Protesta në ditën e 18, Basha:<br />Nuk duam pushtet në tavolinë
TIRANE- Nga çadra në ditën e 18 të protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita kërkon pushtet në tavoline, duke theksuar se e djathta nuk do ta pranojë kurrë pushtetin që nuk rrjedh nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sipas Bashës, ‘republika e vjetër po merr fund”.
 
Kjo betejë nuk bëhet që PD të fitojë pushtetin në tavolinë, kjo betejë nuk bëhet për PD, nuk bëhet për opozitën shqiptare, po për çdo shqiptare dhe shqiptar dhe për brezat që do të vijnë. Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe të palidhur me drogën”, tha Basha.

Duke u ndalur tek festa për 7 Marsin, Basha tha se kurrë më parë në histori nuk ka rënë kaq poshtë figura e mësuesit dhe pedagogut.

"Në këto katër vite si asnjëherë më parë janë zbuluar skandale rrënqethëse, ku mësuesve u është kërkuar jo vetëm të paguajnë për vendin e punës por deri edhe favore seksuale ndaj pushtetarëve të babëzitur dhe të degjeruar. Kurrë më parë në histori nuk ka rënë kaq poshtë figura e mësuesit, figura e pedagogut. Kurrë më parë nxnënësit nuk kanë qenë kaq të braktisur, të harruar, kaq të lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit nga një qeveri që ka ngritur në piedestal modelin e krimit dhe kriminelit në pushtet".

Basha kujtoi se kombi shqiptar është kombi që harxhon më shumë për arsimimin sesa çdo komb tjetër europian.

"Sot ditën e mësuesit është vendi të kujtojmë se pse shqiptarët e adhurojnë kaq shumë arsimin dhe dijen. Jemi kombi, ku familjarët  harxhojnë më shumë se çdo komb tjetër për arsimin. Shqiptari heq nga buka e gojës për të investuar në arsimimin  e fëmijëve. E dimë që rruga drejt të ardhmes kalon prëmes dijes, arsimit, shkencës".

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje