​Punësimi sezonal, Greqia s'pranon
më shqiptarët, 200 kthehen në kufi

​Punësimi sezonal, Greqia s'pranon<br />më shqiptarët, 200 kthehen në kufi
Kufiri me Greqinë në pikën e kalimit të Kapshticës sërish është paralizuar, ndërsa shkaku që ka çuar palën greke të mbyllë dyert për shqiptarët duket se është punësimi sezonal.

Pavarësisht se prej vitesh punësimi i qytetarëve shqiptarë në sezonin e vjeljes së ullinjve, qershisë dhe pjeshkës i ka shërbyer shtetit grek për shkak se nuk mund t’i përballonin vetë punët e bujqësisë, tashmë duket se janë të panevojshëm, pasi hyrja e tyre në shtetin grek ndalohet që në kufi.

Qindra qytetarë shqiptarë, të cilët prej vitesh mbijetojnë me punën e krahut në sezonet e mbledhjes së prodhimeve bujqësore dhe pemëtarisë, janë duke u bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. 

Në 24 orë pala greke ka kthyer të paktën 200 qytetarë shqiptarë të cilëve u ka kërkuar që të kenë me vete shuma marramendëse lekësh si garanci për qëndrimin e tyre ose garanci origjinale prej personave që i presin, ndryshe nga vitet e tjera, kur pavarësisht se parashikoheshin në ligj, këto kritere anashkaloheshin.

Përpos kthimeve të udhëtarëve, në territorin grek janë krijuar edhe radhë të gjata automjetesh si pasojë e sporteleve të pakta dhe punës me ritme të ngadalta të punonjësve grekë. /TCH/

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve