​Qejf o qejf në burg! Britanikët
krenohen për jetën luksoze në qeli

​Qejf o qejf në burg! Britanikët<br />krenohen për jetën luksoze në qeli
‘Party’ natë për natë. Një ndërtues që ishte shtuar aksidentalisht në Facebook nga një i burgosur u shokua kur mësoi jetesën që bëhej pas hekurave të burgut.

Fotot e realizuara brenda një burgu në Britaninë e Madhe tregojnë sesi kriminelët mburren me paratë e tyre, shijojnë vodka, konsumojnë drogë e porosisin ushqim në qeli.
Një i burgosur ka publikuar fotot me hashtagun '#jailfies', ku dallohen të dënuarit e burgut HMP Guys Marsh që festojnë si të ishin në një konvikt studentësh.

Një raport i marsit të kaluar nga Inspektoriati i bugjeve HM zbuloi se kontrolli në burgun me 580 të burgosur e ka humbur betejën me të burgosurit dhe se bandat aty veprojnë lirshëm.

Ndërtuesi, i cili preferoi të qëndronte në anonimat tha se; “Kjo që ndodh është e gabuar. Ata janë në burg, duhet të dënohene të vuajnë dënimin dhe jo të lejohen të drogohen, të porosisin ushqim. Ata tallen hapur me ne. Argëtohen aty dhe dalin jasshtë e bëjnë sërish krime”.

[gallery]19693[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois