​Qeveri Teknike? Rama: S'ecet
me parimin, ‘Hapi rrugë budallait’

​Qeveri Teknike? Rama: S'ecet<br />me parimin, ‘Hapi rrugë budallait’
TIRANË-“Ore shoku Edvin, pse nuk e pranon qeverin teknike ti?”

Pyetjes në profilin zyrtar të kryeministrit në Facebook i është përgjigjur dora vetë kreu i ekzekutivit. Sipas kryeministrit qeveritë kanë parime dhe nuk ndjekin cdo propozim të çmendur që propozohet.

Një qytetar i indinjuar i ka shkruajtur; Ore shoku Edvin, pse nuk e pranon qeverin teknike ti Kur e 'do ' kaq shumë Shqipërinë? Se njeri nga ju duhet të hapi rrugë. Se boll kemi vuajtur me ju. Bëj mirë sa e ke në dorë. Dhe mos harro se të gjithë nga 2 metër vend do marim!

Edi Rama: Sepse zoti Piro, qeveria nuk është çështje personale dhe nuk vepron me parimin, "Hapi rruge budallait!"

Përgjigja vjen në kohën kur kreu i opozitës insiston për krijimin e qeverisë teknike që sipas tij, do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Opozita prej 19 ditësh po proteston në çadrën para kryeministrisë duke bojkotuar Kuvendin, zhvillime që sollën dhe dështimin e ngritjes së komisioneve të Vettingut.

statusi i rames
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje