​"Euro 2016" Provokojnë rumunët:
Të dielën luajmë ndaj 'Shqipërisë B' 

​"Euro 2016" Provokojnë rumunët:<br />Të dielën luajmë ndaj 'Shqipërisë B' 
Në Rumani duket se e konsiderojnë formalitet fitoren ndaj Shqipërisë. Kjo shihet qartë në mesazhet që po përcillen përmes mediave më prestigjioze në Rumani. Gazeta më e madhe sportive, “Pro Sport”, e konsideron përballjen e fundit në grup kundër Shqipërisë B, duke lënë të kuptohet se skuadra A ishte Zvicra e 6 lojtarëve me origjinë shqiptare.
 
Pika e marrë në ndeshjen me Zvicrën i ka gëzuar rumunët por ata duan ta shoqërojnë me një fitore ndaj Shqipërisë për të arritur kualifikimin. Sulmuesi Florin Andone e cilëson përballjen ndaj Shqipërisë si një duel për jetë a vdekje.
Andone duke folur për mediat thekson se ndeshja me Zvicrën ishte e vështirë dhe barazimi ishte i drejtë ndërsa për Shqipërinë nënvizon:

"Shqipëria është një kundërshtar shumë i fortë. Vërtetë humbën me Zvicrën dhe Francën por edhe me 10 lojtarë luajtën mirë ndërsa ndaj francezëve u mposhtën vetëm në fund. Ne nuk e kemi frikë Shqipërinë por e respektojmë atë .Në ndeshjen e së dielës barazimi nuk i intereson asnjërës prej skuadrave kështu që them se do jetë një ndeshje për jetë a vdekje."

Futbollisti tjetër i rumunëve Prepelita deklaron se skuadra është e përqëndruar totalisht tek ndeshja me Shqipërinë dhe do bëjnë gjithçka për kualifikimin.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë