​"Superiorja", s'ndalet Skënderbeu
fiton dhe Tirana, Kukësi X në Vlorë

​"Superiorja", s'ndalet Skënderbeu<br />fiton dhe Tirana, Kukësi X në Vlorë
Skënderbeu regjistron fitoren e gjashtë në po aq javë kampionat. Korçarët fituan në shtëpinë e tyre minimalisht në 1:0 përballë Teutës. Goli për kampionët në fuqi erdhi vetëm në fundin e takimit, në minutën e 5-të shtesë, kur Bakary Nimaga, i aktivizuar gjeri rrugën e rrjetës.
 
Një çlirim për Skënderbeun, mbi të gjitha për trajnerin Agostinelli, që fluturoi nga gëzimi, ashtu si Skënderbeu kryesues fluturoi me 18 pikë në krye të tabelës, 8 më shumë se ndjekësi më i afërt.
 
Me një ritëm të tillë, vështirë se gara për titullin do të vazhdojë gjatë. 

Fitore edhe për Tiranën në minutat e fundit të ndeshjes përballë Korabit.
 
Në minutën 89' Sebino Plaku edhe pse lëvizi shumë mirë mes mbrojtëse të Tiranës goditi vetëm rrjetën e jashtme. Por atëherë kur të gjithë menduan se kjo sfidë do të mbyllej në një barazim pa gola, Gjergji Muzaka i ardhur në fushë nga stoli në minutën e parë shtesë realizoi një gol me peshë që i dha tre pikë shumë të rëndësishme Tiranës. Harkim perfekt i Takut me Muzakën që u zhyt me kokë si një bomber i vërtetë për fitoren e dytë radhazi të Tiranës në këtë kampionat pas 4 barazimeve në 4 javët e para. Korabi nuk kishte kohë për të reaguar dhe në "Selman Stërmasi" u mbyll gjithçka me suksesin 0-1 të bardhebluve.
 
Në Vlorë nuk fiton askush mes Flamurtarit dhe Kukësit, me kuqezinjtë që thyen mallkimin duke dërguar topin në rrjetë pas 10 ndeshjesh, por pa arritur të fitojnë pavarësisht se luajtën për 60 minuta në superioritet numerik, pasojë dhe e pritjeve të portierit Koliqi që ishte më i miri për verilindorët.
 
Minutat e mira skuadra vlonjate i konkretizoi në minutën e 20-të, kur Shkodra harkoi në zonë për Berishën që me kokë i dha epërsinë të tijve.
 
Në të 61-tën, Kukësi i mbetur me 10 lojtarë, gjeti barazimin falë Pero Pejiçit i cili u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat