​Rama:Gati të bisedoj me Bashën
por jo për qeveri teknike

​Rama:Gati të bisedoj me Bashën<br />por jo për qeveri teknike
TRANË-Kryeministri Edi Rama ka i bërë të qartë sot opozitës se qeveria teknike nuk është një opsion në Tryezën e dialogut që u përfol dje.

Pak metra larg çadrës ku Lulzim Basha kërkon çdo ditë largimin e qeverisë, Rama theksoi se është gati të plotësojë vetëm kushtet që ia lejon ligji e kushtetuta dhe qeveria teknike nuk është një prej tyre.

''Me opozitën nuk kemi çfarë negociojme por kemi çfarë bisedojmë. E vetmja gjë që ne nuk bisedojmë dot, po nuk e vendosim ne, është ajo që me Kushtetutë i takon sovranit, sepse është sovrani që vendos se kush qëndron me votë në qeveri, cdo 4 vjet dhe kjo punë është ndarë dhe ne jemi duke zbatuar një kontratë që nuk ka përfunduar akoma. Populli vendos se kush qëndron në opozitë apo jo'', u shpreh Rama per mediat pas firmosjes se Peticionit pro Vettingut.

Në pritje të takimit me PD-në, Rama theksoi se nuk kishte caktuar një grup negocimi për termat e kësaj tryeze, por ishte i gatshëm të diskutonte personalisht me këdo që vendoste tenda poshtë zyrës së tij.

Duke e quajtur Vettingun kusht të panegociushëm, la të kuptohej se ka dhe një plan B për miratimin e komisioneve të posaçme që do të përzgjedhin njerëzit që do bëjnë Vettingun.
"Është momenti që PD të mos abuzojë dhe mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm dhe të shëndetshëm që ëhstë i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë dhe opozitës, akses të barabartë për zgjedhjene e anëtarëve të komisioneve të Vettingut. Opozita ka detyrimin për të zbatuar Kushtetutën me afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën përballë këtij detyrimi kombëtar e publik duke qëndruar në cadër. Në cadër mund të qëndrojë sa e sheh të arsyeshme, por jo për këto çështje por Vettingun nuk e ndal dot sepse është domosdoshmëri historike dhe ashtu sikundër nuk ndali dot askush ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në letër dhe këtë nuk e ndal dot askush, zbatimin".

Kryeministri theksoi se se është gati të dialogojë ballë për ballë me Bashën apo çdokënd që është në çadër, por jo të negociojë mbi kërkesa për qeveri teknike. Sipas Ramës, qeveritë i përcakton populli me votë.
“Ne jemi gati të ulemi ballë për ballë me këdo që vjen nga çadra, por kjo do të thotë dialog. Ka gjëra që mund të biem dakort. Është kompetencë e popullit shqiptar për të vendosur se kush do të jetë në qeveri”.

I pyetur se do zgjedhë të hyjë në zgjedhje i vetëm, nëse nuk plotëson kërkesat e opozitës, kryeministri theksoi se, opozita nuk ka për të braktisur zgjedhjet në asnjë mënyrë sepse keshtu humb funksionin si opozite.

Ndërkohë burime nga Kuvendi bëjnë me dije se seance e jashtëzakonshme e së hënës, do të jetë thjesht formale pasi do të miratohen vetëm projektvendimet që i hapin rrugë komisioneve të Vettingut. Duke i lënë opozitës dhe një javë kohë të dorëzojë emrat e saj në këtë proces.



Pyetje-përgjigje me gazetarët
Zoti kryeministër do të nisni negociatat që sot?
Negociatat me Bashkimin Europian?

Po me z Basha kur do zhvillohet tryeza?
Negociatat me Bashkimin Europian do të nisin në momentin që nis zbatimi i ligjit të Vettingut. Me opozotën nuk kemi cfarë negociojmë, por kemi për cfarë të bisedojmë. Nëse opozita është e interesuar për zgjedhje të ndershme e të lira me standarde dhe më të larta se ato që kemi pasur më parë, është e mirëseardhur dhe ne jemi me sy e veshë për të dëgjuar propozime konkrete e realiste menjëherë që ti bëjmë pjesë të legjislacionit të zgjedhjeve. Po ashtu, ne jemi të gatshëm të dëgjojmë e bisedojmë opozitën për cdo gjë tjetër pa asnjë lloj problemi, e vetmja gjë...

Por opozita ka kërkuar qeveri teknike z Rama
E vetmja gjë që ne nuk bisedojmë dot, po nuk e vendosim ne, është ajo që me Kushtetutë i takon sovranit, sepse është sovrani që vendos se kush qëndron me votë në qeveri, cdo 4 vjet dhe kjo punë është ndarë dhe ne jemi duke zbatuar një kontratë që nuk ka përfunduar akoma. Populli vendos se kush qëndron në opozitë apo jo

Por PD nuk pranon...
Po pse nuk me lini të mbaroj apo, se unë po flas, të dëgjojmë njëri-tjetrin se unë këtu jam...Urdhëro më thuaj çfarë pyetje kishe meqë nuk të interesonte përgjigja?

Gazetarja: Çfarë do të ndodhet të hënën, përsa kohë opozita nuk është në parlament, nuk ngrihen komisionet e Vettingut
Gazetari tjetër: Do fillojë procedura në Parlament edhe pa praninë e opozitës?

Rama: Po mirë mua, po njëri-tjetrin pse nuk e dëgjoni për respekt

Po ju jeni z kryeministër dhe kryetari i maxhorancës dhe keni një çadër përballë dhe kryekomisionerja kërkoi zhbllokimin e procedurës për vettingun, tani ju mbetet ju për të zhbllokuar situatën
Tani ti përgjigjem pyetjes së koleges,

Zoti Rama...
Ja dhe tjetra tani

Zoti Rama ne presim një përgjigje, të hënën opozita nuk merr pjesë në Kuvend, cfarë do të ndodhë me Vettingun?
Atëhere të flasim me radhë dhe unë jam këtu për tju përgjigjur të gjithëve dhe jo për të mbajtur radhë mes jush. Është momenti që PD të mos abuzojë dhe mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm dhe të shëndetshëm që ëhstë i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë dhe opozitës, akses të barabartë për zgjedhjene e anëtarëve të komisioneve të Vettingut. Opozita ka detyrimin për të zbatuar Kushtetutën me afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën përballë këtij detyrimi kombëtar e publik duke qëndruar në cadër. Në cadër mund të qëndrojë sa e sheh të arsyeshme, por jo për këto çështje por Vettingun nuk e ndal dot sepse është domosdoshmëri historike dhe ashtu sikundër nuk ndali dot askush ndryshimet Kushtetuese dhe ndryshimet në letër dhe këtë nuk e ndal dot askush, zbatimin.

Kjo mbetet për t’u parë. Nuk është absolutisht e saktë që mund të vonohet, nuk flas dot për nesër, sepse nesër do të kemi të gjitha përgjigjet dhe idetë e duhura për të vazhduar në një rrugë që është e vendosur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, socialistë apo demokratë të cilët mund të jenë të ndarë në ide por jo për gjykatat sepse aty duan të jenë të barabartë dhe jo të përdhunohen nga gjykatat

D.m.th puna do vijojë dhe nëse opozita nuk është e pranishme?
Nuk thashë këtë, thashë dhe atë para se të nisej Reforma në Drejtësi ju thatë, nuk kalon, nuk do bëhet, unë thashë do bëhet do bëhet sepse nuk e kam zbuluar unë, sepse është zbulim i vjetër i historisë njerëzore-politike se gjërave që u vjen koha nuk ka asgjë që e ndalon. Sepse Vettingut i ka ardhur koha pas 20 e kusur vitesh pengmarrje, viktima dhe rrënimi i potencialeve të mëdha të zhvillimit

A keni plan B?
Nuk akuzova askënd, unë thjesht shpreha pikëpamjen time dhe juve kur flisni për mangësi procedurale bëni mirë të lexoni dokumentat dhe ligjet dhe do shihni se nuk ka mangësi procedurale dhe gjithë baza e nevojshme ligjore për përzgjedhjen e duhur dhe shqiptarët që aplikuan sot tregojnë se kanë një vullnet të madhpër të bërë Reformën në Drejtësi.

Po opozita kërkon qeveri teknike që në nisje të tryezës, a është i dështuar që në nisje ky dialog?
Unë nuk përsëris qëndrimet refraktare të gabuara të paraardhësit tim që vinte në dyshim cdo kusht për t’u plotësuar, ne nuk kemi asnjë kusht për të diskutuar por ne nuk kemi asnjë kusht për të diskutuar, por jo cdo gjë ne mund ta plotësojmë, se opozita mund të kërkojë qeveria hidraulike, energjetike, astronomike, janë të drejtat e opozitës, por ne kemi detyrimin që të ti konsiderojmë me seriozitet kërkesat e opozitës

Keni përcaktuar një grup negocimi për tryezën?
Ne nuk kemi nevojë të përcaktojmë asnjë grup negocimi, ne jemi gati të ulemi vetë ballë për ballë me këdo që paraqitet nga çadra dhe jemi gati të diskutojëm cdo gjë, çdo gjë, pa kushte pa gjë, por bëhet fjalë për dialog, bëhet fjalë për dy palë, ka gjëra që mund të biem dakort, që nuk mund të biem dakort, sepse ka gjëra që edhe po të duam të bime dakort nuk mund të bimem dakort sepse tejkalojnë kompetencat tona sepse është kompetencë e popullit shqiptar të ndajë kush është në qeveri e kush ëhstë në opozitë.

Cilat gjëra e tejkalojnë kompetencën
Unë e thashë po ishe i zënë me pyetjen e nuk dëgjove përgjigjen

Nuk e thatë konkretisht z Rama

Do hyni në zgjedhje me opozitën?
Ne nuk hyjmë në zgjedhje me opozitën apo pa opozitën, ne hyjmë në zgjedhje si parti që ka vendimarrjen e vet nëse duan apo nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, nëse doni mendimin tim opozitë do hyjë në zgjedhje se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të qenë opozitë, kështu që unë nuk e kam këtë shqetësim, por është drejta e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje, nuk përbën asnjë problem...

Edhe 40 ditë dhe përfundon koalicioni, a keni mbyllur marrëveshjet me aleatët?
Ku është problemi këtu? Më kujtohet që ditën e parë që do qeverisnim pyetja është se kur do ndahemi me LSI. Përgjigja ime ka qenë e mbetet se ju keni të drejtë të bëni pyetje që të konkurroni portal më portal e kronikë më kronikë por ka një të drejtë më të madhe që është ajo e shqiptarëve që të qeverisen nga ata që kanë zgjedhur dhe kanë zgjedhur këtë koalicion.

Po me Mogherinin biseduat për cështjet e Rajonit?
Po sigurisht që kam biseduar por nuk e kam zakon të tregoj cdo gjë cfarë diskutoj për cdo cështje me partnerët tanë, ky është një zakon i vjetër kryeministrit paraardhës, por unë nuk e kam atë zakon

Ai qëndroni qëndrimit që dhatë për Maqedoninë?
Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk ka si të mbajë qëndrim kundër shqiptarëve

Nuk po afroni asgjë për opozitën kur nuk ofroni asnjë gjë konkrete
Jemi të gatshëm ndaj cdo kërkese të opozitës që mund ta plotësojmë

Po cilat janë këto kërkesa që mund të plotësoni
Duhet të na i thotë opozita

Po votimin elektronik që është nje nga më kryesoret?

Është qeveria teknike apo votimi elektronik?

Mendoj që është votimi elektronik
Ti tjetra si mendon?

Përgjigjen e presim nga ju z Rama nuk mund të talleni me kërkesat e opozitës. Tani po flasim për debatin mes dy forcave politike dhe nuk është me vend të talleni me opozitën
Unë jam shumë serioz por mendoj që po talleni ju me kërkesat e opozitës. Ajo që unë kam thënë është se jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, dhe nuk i themi mos fol për këtë apo për atë. Opozita të vijë të flasë për cdo gjë, ne do e dëgjojmë por cfarë është e mundshme do e bëjmë, por cfarë nuk është e mundshme nuk është e mundshme. Por nuk kemi nevojë të takohemi për Vettingun, sepse jemi takuar korrikun e shkuar për të bërë Vettingun, por të dalësh tani e të thuash dua këtë atë, para Vettingut i bie që nuk do Vettingun. Unë nuk hyj tek ata që opozita është antishqiptare, antieuropianë, sic na thoshin ne dikur. Opozita ka të drejtën e vet të marrë vendime dhe në fund fare populli shqiptar dëgjon, shikon, gjykon e vendos. U kënaqët besoj.


  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)