​Rama- Greqisë: S'jam antigrek
por shqiptar, duam mirëkuptim

​Rama- Greqisë: S'jam antigrek<br />por shqiptar, duam mirëkuptim
Kryeministri Edi Rama ka zbutur tonet ndaj Greqisë fqinje.

Gjatë Forumit për Ligjin e ri për minoritetet i cili u prezantua në Sarandë, Rama sqaroi se qëndrimet e tij për çështjet mes dy vendeve, nuk e bëjnë atë as grek dhe as antigrek, por thjeshtë shqiptar.
 
Kreu i qeverisë tha se është i nevojshëm bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve.
 
"S'jam grek, as antigrek, jam shqiptar. Mes një shqiptari problematik dhe një greku të paqmë, zgjedh grekun e paqmë dhe anasjelltas. Ju këtu jeni që të gjithë të nderuar dhe të respektuar siç janë të gjithë minoritarët dhe s'ka asnjë përpjekje për të nxitur asgjë tjetër veç mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Greqinë fqinje dhe me minoritetin që është shumë më i afërt se Greqia. Ju jeni minoritet i këtij vendi, jetoni këtu dem baba dem. Duhet të punojmë që fëmijët tanë, fëmijët tuaj, fëmijët e këtij vendi të kenë një të nesërme sa më të mirë, sa më ndryshe nga e djeshmja", u shpreh Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit