​Rama për Katharsisin:Si autobus
unaze,shpëtoi kush priti në stacion

​Rama për Katharsisin:Si autobus<br />unaze,shpëtoi kush priti në stacion
TIRANË-Një rrëfim i sinqertë përmes dollive ka qenë ai i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në një festë në Vlorë me kryetarët socialist të qarkut. Dolli pas dollie, Rama në fjalë e sipër tha se do të mbetet përjetë socialist, dhe se nuk do të largohet kurrë nga partia.

Duke iu drejtuar një anëtari të PS-së, Mezanit, Rama madje komentoi dhe procesin e katharsisit që u realizua në vitin 2003 duke thumbuar keshtu ish kreun e PS, Fatos Nano. Sipas Ramës, katharsisi qe u iniciua nga kryetari i asaj kohe para 13 vitesh ishte si autobusi i Unazës, kush iku nga PS qëndroi në stacion dhe priti autobusin (PS-në) ti merrte sërish në gjirin e vet.

Partia gjithmonë e para thua ti që të jemi në rregulll. Ku të iki iki nga partia unë, nuk kam moshë unë të iki ngapartia, vetëm po më përjashtuan.  Mezan e ke thënë ti që është parti e madhe kjo. Mezanit i doli përpara një nga këta që e mori përpara ajo flama e katharsisit se ishte me katharsisin, Mezani. Mirëpo ai iku, ca të tjerë u dogjën po nuk ikën, prapë vetëm kur u futën dhe u thotë ai; Si ishte kjo punë o Mezan? Unë tha ika, dhe asnjë nuk u kujtua për mua. Ca të tjerë ikën dhe erdhën prapë. E, i tha Mezani, po ata e kuptuan që ky ishte autobus unaze. Iku autobusi, qëndruan në stacion, i mori autobuzi prapë. Ti ike, autobusi u kthye por nuk të gjeti. Ndaj problem është se ja u kthye autobusi, por ti nuk je më në stacion. Na i mësove këtë gjë Mezan dhe mbas Mezanit, në mbyllje dua ta mbyll me personin që ishte i pari që më besoi se unë do bëhesha kryetar i PS. I thoshte Mezani do bëhet po jo tani, kurse Pëllumbi i thoshte, do bëhet dhe tani”.

Por ndërsa ngriti dollinë e radhës, Rama u kujtua për një porosi të Gramoz Ruçit që i kishtë dhënë kur u bë kryetar i PS-së.

Gramoz Ruci më ka dhënë një porosi qëkur u bëra kryetar partie dhe sa herë e dëgjoj aq herë e paguaj. E morë PS më tha, tani Kujdes me dollitë, e kujdes me lavdërimet. Se kur lavdëron 5, mërziten 55, kur ngre dolli për 5 të ikin turivarur, 105. Unë nuk vë mend në këtë aspekt dhe do vazhdoj me dollitë”.

Gjatë kësaj feste, kreu i qeverisë ka vlerësuar ish-kryebashkiakun e qytetit bregdetar dhe një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste atje, Shpëtim Gjikën, duke ngritur një dolli për të. 

"Një dolli dhe për Shpëtim Gjikën, mikun tim problematik që nga mendja e heq, por nga zemra s'e heq dot. Gëzuar Shpëtim dhe të paçim. Shëndet dhe të tëra të mirat që të do zemra", u shpreh kryeministri.

Kurse duke iu drejtuar një tjetër socialisti në sallën e festës, Rama jep një këshillë;
Gëzuar Nevruz. Mirë e ke që nuk lëviz Nevruz, se cepi është i sigurt

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League

Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League