​Rama: Rimbursimi i barnave
është rilindje për mjekësinë

​Rama: Rimbursimi i barnave<br />është rilindje për mjekësinë
Kryeministri Edi Rama tha se rimbursimi i barnave edhe për 600 mijë persona të pasiguruar është një rilindje e mjekësisë në Shqipëri. Rama dhe ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë prezantuar në Durrës vendimin e qeverisë për të futur si përfitues të listës së barnave të rimbursueshme edhe personat e pasiguruar.
 
“Tre vjet e gjysmë më parë ishin në det të hapur në këtë sektor. Sot nuk e kemi arritur portin por kemi një busull që na orienton në drejtimin e duhur dhe falë një punë të mirëorganizuar dhe një kantieri reformash dhe masash për të mbështetur çdo reformë ne jemi në kushtet kur mund t’ju themi njerëzve me krenari që “ju kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin”. Me shumë modesti e dimë që ka ende shumë për të bërë, por, me krenari, e dimë saktësisht se si do ta bëjmë këtë punë”, tha kryeministri.
  
“600 mijë shqiptarë do të marrin falas ilaçet nga e gjithë lista e ilaçeve të rimbursueshme edhe pse mund të mos jenë të siguruar”.
 
“Sot të gjithë falas shërbim shëndetësor kanë  dhe po të kemi parasysh rrëfimet që na tregojnë të sëmurët kronikë është një lehtësim që fshin dilemën të vazhdoj të kurohem apo të mos vazhdoj, për shkak të pamundësisë financiare. Tarifat e shërbimit janë simbolike në raport me ato që ishin, edhe për të pasiguruarit.

Natyrisht që duhet të bëjmë më tepër dhe nuk ka dyshim që shëndetësia është sektori më i paragjykuar, dhe jo pa të drejtë, pasi është sektori që lidhet me jetën. Por ata që marrin sot shërbimin shëndetësor janë më pozitivë. Duke reformuar sistemin ne po zmbrapsim korrupsionin dhe ryshfetin hap pas hapi. Tashmë, duke filluar nga muaji shkurt, çdo recetë do jetë elektronike dhe nuk do ketë receta me dorë dhe çdo mall që shitet do regjistrohet”, tha kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike