​Real, Ronaldo bindi James
të mos shkonte te Chelsea

​Real, Ronaldo bindi James<br />të mos shkonte te Chelsea
Chelsea synoi të përfitonte nga situata e pasigurt e James Rodríguez te Real Madrid dhe u përpoq ta merrte në fund të dhjetorit, sipas një raporti ekskluziv në Confidencial Colombia, e cila pretendon se londinezët kishin përgatitur një ofertë 90 milionë euro për kolumbianin. Një javë më herët, lojtari ishte i zemëruar pasi nuk luajti asnjë minutë në Botërorin e Klubeve në Japoni.
 
Në atë kohë, James tha se kishte shtatë ditë kohë për t’u menduar për të ardhmen. Pas kësaj, shkoi me pushime në Kolumbi, ku u mendua gjatë nëse do të largohej apo do të qëndronte te Real Madrid.
 
Në fund, vendosi të qëndronte te Real Madrid, të paktën deri në fund të sezonit, dhe, sipas Confidencial Colombia, ishte Cristiano Ronaldo që e bindit të qëndronte. Ronaldo i kujtoi se nuk ishte koha e duhur për të lëvizur. Edhe Zidane bisedoi privatisht pas kthimit nga pushimet, gjë që vetë trajneri e konfirmoi në një konferencë për shtyp.
 
Në ndeshjen e parë të vitit 2017, kundër Sevillas për Kupën e Mbretit, James ishte në formacion dhe kurorëzoi paraqitjen e shkëlqyer me dy gola. Pas ndeshjes, kolumbiani deklaroi: “Vit i ri, fillim i ri. Do të të qëndroj”.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë