Mesfushori 29-vjeçar ishte pjesë e ekipit Holandez PSV Eindhoven që prej 2015 dhe tashmë ka firmosur me Romën për katër vitet e ardhshme.
Moreno është aktivizuar 80 herë me Kombëtaren e Meksikës.
Meksikani ka ardhur në Evropë në 2008 dhe prej atëherë është aktivizuar me ekipe të ndryshme si, AZ Alkmaar, Espanyol Barcelona dhe më pas me PSV.
“Jam shume i kënaqur që kam nënshkruar me Romën. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në karrieren time”, është shprehur mesfushori Moreno.
Klubi kryeqytetas nuk bëri publike detaje nga transferta e lojtarit, por sipas mediave italiane thuhet se kjo blerje i ka kushtuar Romës 6 mln euro.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
