ROSKOVEC- Një shtëpi ka marrë flakë sot në Roskovec në fshatin Kuman. 

Mësohet se banesa ishte në pronësi të Sadush Veliajt, dhe është shkrumbuar e gjitha.

Shkak i zjarrit ishte shpërthimi i bombolës së gazit, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, pasi për fat të mirë banorët kanë dalë jashtë sapo kanë dëgjuar shpërthimin.

Në vendngjarje ka shkuar edhe shefi i zjarrfikëses Patos, Alket Halimi, i cili th ase është bërë i mundur evakuimi i banorëve të shtëpisë, ndërsa forcat zjarrfikëse bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

[gallery]23255[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com