​Roza la emigrimin dhe kthen
shtëpinë në hotel në të bukurin Lin

​Roza la emigrimin dhe kthen<br />shtëpinë në hotel në të bukurin Lin
Ndonjëherë edhe një buzëqeshje mund të kthehet në histori suksesi. Mikpritja shqiptare nis pikërisht nga kjo: sy të qeshur, zemër të hapur, gatishmëri për të bërë mikun e shtëpisë të ndjehet mirë si në shtëpinë e vet. Te Roza, në fshatin e bukur Lin në të hyrë të liqenit të Ohrit gjetëm tamam këto.

"Të më falni se jemi akoma me punime, - na thotë Roza duke na pritur te dera, - por ju më thoni nëse ju pëlqen kjo dhomë, apo kjo? Ah të më vinit një fundjavë tjetër do ju jepja këtë më pamje nga Liqeni, por e kam të zënë". Roza dhe bashkëshorti i saj Rolandi e kanë shndërruar shtëpinë e tyre në formulën e mikpritjes Bed and Breakfast me dhoma karakteristike buzë liqenit.
drejt punes
Në Lin mbërritëm në një ditë të vranët, por koha e mbytur nuk na pengoi aspak të shijonim bukuritë dhe veçantinë e këtij fshati, ndër më të bukurit e vendit. Eshtë në një pozicion fantastik mu në buzë të ujit dhe banorët kanë vendosur të kenë pranë shtëpitë e tyre me ato të bagëtive, kanë zgjedhur t'i kenë pranë e pranë. Për shumë vetë, era e bagëtive mund të duket e bezdisshme, ndërsa ne na duket si një zhytje në të shkuarën, në fillimet njerëzore, ashtu si në Betlehemin e shenjtë, ku i biri i zotit lindi në një shpellë bashkë me kafshët, aromën e kafshëve, ullinjtë përreth.

drejt punes

Lini është mistik, një shtëtitje përreth tij të kthen në kohë të mëparshme, në aroma e në portrete njerëzish interesantë.

Roza ka një djalë 5 vjeç dhe vajzen e lindur prej 9 muajsh. Nuk lodhet të na bëjë një darkë të mrekullueshme: belushka të liqenit në tavë me kumbulla të thata, arra, karrota. Pak raki e sallatë e bëjnë mbrëmjen të ngrohtë e familjare.

Në mëngjes nuk mungojnë petullat me reçel molle e fiku të bëra vetë, buke e thekur me gjalp, djathë e çaj plot aromë nga të maleve përreth. Në B&B të Rozës e Rolandit ka thjeshtësi dhe ngrohtësi dhe një bukuri mahnitëse që ja jep fshati dhe liqeni. Në një B&B nuk mund të presim një hotel me 5 yje, por çmimet aq të arsyeshme të fjetjes dhe ushqimit, e sidomos ngrohtësia njerëzore e bëjnë këtë vend në Linin e bukur, vërtetë shumë joshës dhe një stacion mbresëlënës.

[gallery]22179[/gallery]

Redaksia Online
(a.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë