ITALI – Një vajzë italiane është rikthyer për herë të tretë në gjykatë për të dëshmuar mbi përdhunimin që i ka ndodhur në vitin 2012.

Procesi për sulm seksual po zhvillohet në Nereto dhe viktimë ishte një vajzës 17 vjeçe atë kohë.

Agresorët ishin Gramos Ngjela, 25 vjeç, marokeni Youssef Sardy dhe një tjetër shqiptar që nuk është identifikuar.

Vajza në një rrëfim tronditës ka treguar se Ngjela ishte një nga tre përdhunuesit që e ndaloi.

17-vjeçarja u kthye në shtëpi me hundë të gjakosur dhe gjunjë të lënduar.

Ajo rrëfen se ishte kthyer në një viktimë të rregullt për grupin e përdhunuesve, pasi ata e përdhunuan adoleshenten katër herë në dy muaj.

Herën e fundit përdhunimi kishte ndodhur në amfiteatrin e Neretos.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)