Një vit e gjysmë pas rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, Prokuroria e Krimeve të Rënda shfaq në gjyq pamjet filmike të parkimit të lokalit Port Side në Durrës, ku mbrëmjen e 6 janarit Collaku u morë nga disa persona.

Në këto pamje të prokurorisë duket automjeti “Mercedez Benz” i bardhë me të cilin afrohet Çollaku, dhe pak çaste pasi ai futet në parkim nga një mjet veturë dalin 3 persona që e marrin dhe e fusin në makinën ku po e prisnin.

Sipas avokatëve mbrojtës të Denis Shtrazës, të pandehurit të vetëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut, këto pamje vërtetojnë pretendimet e tyre se mjeti që u krye rrëmbimi s’është fuoristrada e Denisit por një veturë.

Ndërsa, nga ana e saj, prokuroria shprehet se në pamje shquhet qartë se mjeti i rrëmbimit është një fuoristradë.

Senaca ndaj Denis Shtrazës u shty për në shtator, aty ku do të rinis me mbërritjen e eksperitzës nga gjermania të sistemit GPS lokalizimit të fuoristradës së Shtrazës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com