Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në dëgjesën e thirrur nga anëtarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak, shpjegoi arsyet se pse sipas tij duhet të rritet çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë.
Në dëgjesën,ku mungonin këshilltarët e djathtë, Veliaj tha se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur investimet dhe për t’i siguruar Tiranës brenda një periudhe 2-vjeçare 24 orë ujë të pijshëm
“Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet.
Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat.
Nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dhe për këtë dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që e kanë 99 dhe 95 lekë.
Kur shkoi Korça nga 40 lekë në 99 lekë, kur do merrte një kredi nga KFË për rrjetin e ujësjellësit. Sot Korça nuk e ka problem ujin e pijshëm”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku tha se ky hap, për të rritur me 20 lekë çmimin e ujit, një rritje më pak se një gazetë, është e vetmja mënyrë për të shtuar burimet e ujit. Veliaj përmendi edhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, duke i kujtuar çmimin e ujit që është shumë herë më i lartë se në Tiranë, kur ky ujë shitet nga UKT.
Ndër të tjera Veliaj shtoi se ky nuk është një vendim që e merr ai, por një vendim që i takon entit rregullatorë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO