RUSI-Kjo është një histori nga teoria konspirative, një çantë me simbole të organizatës famëkeqe naziste me dy kafka të çuditshme në të.
Kjo gjetje e çuditshme është zbuluar në një rajon jugor të Rusisë, saktësisht në fshatin Kamennomostsky në Adygea, raporton agjencia ruse e lajmeve ‘Interfax’. Po ashtu, në lidhje me këtë arkë ende nuk dihet saktësisht se kur është zbuluar.
Arka kishte logon e organizatës naziste Ahnenerbe, një grup i caktuar për të hetuar historinë e racës ariane, raporton Interfax.
“Çfarë i lidh këto kafka me aktivitetet e organizatës Ahnenerbe, është e vështirë për t’u thënë”, ka thënë historiani lokal Igor Ogay.
Pyetja e madhe që lind, natyrisht, është nëse kjo është dëshmi se nazistët ishin në lidhje me alienët, ose janë thjesht një palë kafka të kafshëve në një kuti.
Fotografitë e publikuara kanë qarkulluar në kanalin më të famshëm të videove, YouTube, dhe në faqet e ndryshme konspirative.
Faqet online që besojnë tek UFO-t, natyrisht, janë të mendimit se kjo është dëshmi e fortë se nazistët kanë pasur kontakt me alienët.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO