Pavarësisht se disa fakte mbi të ardhurat e Mbretëreshës në Britani janë bërë publike, pasuria ekzakte e Elizabetës së dytë nuk dihet. Por, sipas listës së të pasurve të publikuar nga “Sunday Times” pasuria e saj është 340 milionë paund (478 mln euro).
Të ardhurat mbretëresha i siguron nga të ardhurat private dhe fondet që i jepen nga qeveria. Burimi kryesor për të ardhurat publike të mbretëreshës vijnë nga Granti i Sovraniteti, një përqindje fikse e përfitimeve që realizon Crown Estate.
Crown Estate është krijuar në vitin 1760 nga mbreti George III, i cili arrit marrëveshje me qeverinë që tepricat nga të ardhurat të shkojnë në Thesar. Në këmbim, Mbreti nuk duhej më të paguante për koston e qeverisë civile si dhe për borxhet e akumuluar nga monarkët e kaluar dhe se do të merrte një pagesë fikse vjetore. Sot, Crown Estate është një biznes i pavarur privat një nga bizneset me portofolin më të madh në Britani me një vlerë kapitale 11.5 miliardë paund.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com