Teksa ka kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë e më pas ka rënë puset, i riu Mehmet.Gj. është deklaruar fajtor duke u dënuar me 120 mijë lekë gjobë. Ndërkohë që për shtetasen tjetër E.A., procesi gjyqësor do të vijojë për akuzën e “Prostitucionit”.
 
Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti në Tiranë, ku vajza i ka kërkuar të riut që të kryenin marrëdhënie sekesuale, kundrejt pagesës. Mirëpo i riu i ka rrëfyer se kishte vetëm 5 mijë lek të vjetra në xhep.
 
Nga ana tjetër, kjo shtetase i ka pohuar se mund të bënin vetëm seks oral. Pas këtij akti, E.A ka marrë 5 mijë lekshin dhe ka dashur të largohet por i riu nuk e ka lejuar duke i kërkuar që të kthehej pasi nuk kishte mbaruar ende, dhe për pasojë kanë kaluar me kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
 
Pas kësaj, i riu është larguar por ka rënë në një puset kanalizimesh dhe aty ka konstatuar se nuk kishte telefonin. Ai menjëherë ka dyshuar se telefonin e kishte marrë prostituta, por pikërisht në këtë moment ai është arrestuar nga policia dhe pak minuta më pas është arrestuar dhe E.A..

Redaksia Online
(e.q/f.s/shqiptarja.com)