Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez i është nënshtruar një operacioni të vështirë. Ajo ka pësuar një transplant veshke, ku mikesha e saj i ka dhuruar këngëtares organin.

Në një falënderim të veçantë për të, Selena iu tregon fansave se ka munguar gjatë verës për të trajtuar Lupus-in, sëmundjen që lidhet me veshkat.

Përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, 25-vjeçarja ka publikuar një foto nga spitali, së bashku me miken e saj, aktoren Franca Raisa. 

"Ajo më bëri dhuratën më të madhe duke sakrifikuar dhe duke më dhënë veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Unë të dua shumë motër”, shkruan ndër të tjera Gomez në mesazhin e saj. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com