​Seria A, 'Zonja e vjetër' e nis
mbarë shkatërron Cagliari 3-0

​Seria A, 'Zonja e vjetër' e nis<br />mbarë shkatërron Cagliari 3-0
Zonja e vjetër tregon petkun e kampionëve dhe në takimin e sotëm përballë Cagliari duke e mundur me rezultatin e thellë 3-0.

Skuadra e Juventusit në takimin e sotëm ishte shumë euforike dhe e vendosur për të ruajtur petkun e kampionit të Italisë, duke I shkaktuar vështirësi që me fillim skuadrës së sardëve.
 
Juventinët nën drejtimin e Alegrit po tregojnë se e kanë seriozisht dhe në këtë sezon për të fituar serish titullin kampion. Në ndeshjen e zhvilluar në shtëpinë e tyre, Juventinët treguan muskujt ndaj Cagliari duke e dominuar plotësisht në të gjithë minutat e lojës.

Golat për zonjën e vjetër u shënuan nga kroati Mandzukic, që zhbllokoi rezultatin e takimit duke çuar shifrat në 1-0.

Në këtë takim nuk kishte si të mungonte talenti argjentinas Dybala, i cili i shënoi dhe golin e dytë për Juventusin.

Në pjesën e dytë të takimit goli do ketë për autor një tjetër protagonist argjentinas, Higuain duke mbyllur takimin me rezultatin e thellë 3-0.

Cagliari ishte i pa fuqishëm të tregoj kundërpërgjigje ndaj Juves, duke mos shënuar asnjë gol në portën e torinezëve

Redaksia Online
N.M Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe