Një person në Kalifornia të Amerikës ka kapur Jackpotin e madh të Powerball dhe ka fituar çmimin prej 448.7 mln dollarësh.
Bileta është blerë në çastet e fundit të së shtunës, natë kur hidhet dhe lotaria në televizion.
Zyrtarët e Powerball thanë se bileta ishte shitur në Sun City të Kalifornisë dhe mbante të gjithë numrat fitues të çmimit të madh.
Çmimi i madh në lotarinë amerikane arriti shifra rekord këtë muaj, pasi 19 hedhje radhazi të lotarisë nuk mundën të nxirrnin një fitues.
Ky Jackpot i fituar të shtunën, prej 447.8 mln dollarësh, është i shtati më i madh në historinë e Powerball.
Personi që fitoi këtë sasi gjigande parash, pas mbajtjes së taksave do të marrë 279.1 mln dollarë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com