​Shehi: Ka një patriotizëm fals në
 marrëveshjet Shqipëri - Kosovë 

​Shehi: Ka një patriotizëm fals në<br /> marrëveshjet Shqipëri - Kosovë 
Dashamir Shehi një nga deputetët më të vjetër në Parlamentin shqiptar, ish ministër dhe zv/kryeministër, aktualisht kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar thotë se i sheh mjaft të rëndësishme iniciativat e dy qeverive Shqipëri-Kosovë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta.

Në një intervistë për mediat kosovare ai thotë se nuk është bërë mjaftueshëm, sidomos në aspektin ekonomik; pasi sipas tij duhet t’i afrohemi një sistemi fiskal të përbashkët, një tregu pune të përbashkët, dhe ta zhveshim marrëdhënien mes nesh nga flamujt dhe patriotizmi fals.

“Unë e quaj pozitive që u bënë dy herë mbledhje qeverie, por unë do ti konsideroja të rëndësishme nëse do të fillojmë ta mbushim pak me substancë këtë lloj marrëdhënie, që do të thotë, do bëjmë mbledhje qeverie por do marrim disa vendime të përbashkëta sigurisht brenda situatës kushtetuese të të dyja shteteve që kemi ne dhe në autonominë e dy qeverive, por kemi tema shumë të përbashkëta, për shembull ideja që u bë tani për doganat, thyen barrierat doganore. Kjo është si të thuash një tregues i një lloj efektiviteti. Çdo të bëjmë tjetër në fushën e marrëdhënieve të zgjerimit? Unë do të thoja që duhet ti afrohemi dalëngadalë një sistemi fiskal të përbashkët, një tregu pune i cili si të thuash ti lejojë të dy palët, kosto e punës të jetë pak a shumë e barabartë; të bëhet fleksibël nga të dyja anët e kufirit, edhe sigurisht edhe një politikë në fushën arsimore, afatgjatë, edhe ta zhveshim këtë lloj marrëdhënie nga pompoziteti i kot nga patriotizmi fals, nga flamujt...”, tha Shehi.

Propozimi i tij është që të dy qeveritë të merren me punët që do avanconin shtetet, sepse sipas tij ka 15 vite që avancimi është i vogël.

“Le të flasim realisht. Niveli i marrëdhënieve ekonomike, tregon se këtu ka disa pengesa, ka disa interesa, si këtu si atje të cilët nuk funksionojnë. Por unë gjykoj që edhe në qoftë një germë me pengesa prapë duhen kapërcyer sepse kjo është e vetmja mënyrë që kemi për të dalë nga këto cikërrima që jemi dy, tri komunitete shqiptare në Ballkan dhe për të krijuar një treg i cili është edhe interesant për investitorët e huaj, të heqim barrierat midis njëri-tjetrit pastaj të fillojmë të pretendojmë për barrierat e tjera se ne po pretendojmë Europën e zgjerimin ballkanik por ne me njëri-tjetrin nuk i kemi zgjidhur punët," tha Dashamir Shehi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i LZHK-së.

Për krijimin dhe zgjerimin e një tregu të përbashkët ekonomik shqiptar Shehi nuk sheh si pengesë tregtinë me Serbinë apo me shtete të tjera, por duhet që të ecët me një politikë të përbashkët në mënyrë që të mos 'mbytemi' nga globalizimi.

“Deri më sot kemi rezultat marrëveshjen doganore, por e thashë është shumë pak, duhen të tjera lëvizje shumë më të gjera që ta afektojnë të gjithë si të thuash humusin ekonomik këtu në Shqipëri që të fillojmë të prodhojmë disa gjëra të tjera, të prodhojmë një GDP tjetër nga kjo që kemi sot në Shqipëri. Unë nuk gjykoj (në lidhje me tregtinë me Serbinë) që të mbyllim kufirin andej dhe ta hapim këtej, jo. Unë gjykoj që një ekonomi që rritet këtu ka shanse të vazhdoj edhe të punoj me të tjerët. Ne po shkojmë drejt globalizimit, por nuk duam që brenda globalizmit ndërkombëtar komunitetet shqiptare të jenë identitete shumë të vogla dhe ti marrin përpara të tjerët. Duke qenë një politikë e përbashkët sigurisht që kemi shanse që ti rezistojmë globalizimit, anës negative të globalizimit, dhe të përfitojmë ato që janë pozitive; kapitale më shumë, investitorë më të mëdhenj, më të rëndësishëm, më shumë siguri për tregjet dhe konsumatorët tanë. Kjo është politika e së ardhmes, nëse nuk do ta bëjmë ne shqiptarët mes vetes, pse ankohemi prej botës”, tha më tej Shehi.

Më 23 mars u mbajt në Tiranë mbledhja e dytë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila u mbyll me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve, memorandumeve dhe protokolleve të bashkëpunimit, në të gjithë sektorët. Mbetet për tu parë se sa do të zbatohen këto marrëveshje të përbashkëta. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)