Shella për Report Tv: Raporti i
OSBE i vonuar dhe me mangësi
Raporti i publikuar nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit nxorri në pah disa problematika që prej kohësh dihen shprehur Gert Shellaj, i ftuar në Report Tv.
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit nxorri në pah disa problematika që prej kohësh dihen shprehur Gert Shellaj, i ftuar në Report Tv.
Gert Shella drejtori i INFOCIP është shprehur se ky ka qenë një raport i vonuar dhe se rekomandimet nuk janë një risi.
“Rekomandimi për shitblerjen nuk është një risi pasi është perceptuar nga mediat dhe publiku prej kohësh”, shprehet Shella.
Shella thotë se në rastin konkret kemi një anashkalim ku OSBE mjaftohet me disa rekomandime dhe përfundime dhe jo me evidenca të cilat janë në sirtarët e OSBE dhe disa prej tyre duhet të publikohen për të mirën e publikut.
Sipas Shellës ky raport nuk tha se zgjedhjet patën një progres por që patën probleme dhe kjo sipas tij e bën raportin të ketë mangësi.
"Përsa i përket reformës zgjedhore, partisë në pushtet i intereson të mos bëhet reforma zgjedhore, pasi me një kalkulim të thjeshtë pa këtë reformë mund të fitohet më lehtë në zgjedhjet e ardhshme", shprehet Shella.
Dy forcat kryesore kanë bërë dakordësi për bërjen e reformës zgjedhore dhe kjo çon në një standard minimalist, i cili shkel disa parime dhe ne jemi të detyruar ta pranojmë këtë realitet, vijon ai.
Shella: Vettingu duhet të fillojë sa më shpejtNë lidhje me Vettingun Shella shprehet se organet e tij duhet të fillojnë sa më shpejt nga puna pasi sipas tij drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar.
"Organet e vettingut duhet të fillojnë nga puna për të dhënë OK për figurën e gjyqtarëve dhe të çojnë para gjykatave rastet e nevojshme", thotë Shella.
Në lidhje me numrin e punonjësve të vettingut Shella thotë se është thjeshtë çështje numrash dhe se duhet sa më parë të fillojë krijimi i organeve.
"Nëse procesi vonohet do të hyjë në hullitë politike, duhet që procesi të jetë i shpejtë”, thekson Shella.
I pyetur nëse do të kete emra te njohur te drejtesise që do të nxjerri ky proces Shella shprehet se kjo mbetet për tu vlerësuar pasi vettingu u zgjodh si një filtër për elementët difektozë të sistemit të drejtësisë.
“Brenda sistemit të drejtësisë ekzistojnë dy lloje gjyqtarësh, janë ata që bëjnë detyrën dhe ata që kanë vënë pasuri të mëdha të cilat duhet të ndiqen se si kanë ardhur dhe janë depozituar në duart e gjyqtarëve. Këto pasuri nuk mund të justifikohen sepse ka një argumet kokfortë, gjyqtari paguhet si zyrtar i mesën dhe me ato rroga nuk mund të vihen pasuri të tilla”, përfundon Shella.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3576
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15