Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas shkarkimeve në Policinë e Shtetit.  

Sekretari për aksionin politik në PD, Ervin Salianji shkruan në Facebook se kjo është luftë mes klaneve.
 
Ai i quan drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit si "komisarë politikë" të kryeministrit.
 
“Drejtuesit e rinj të policisë nëpër qarqe janë emëruar personat e rekomanduar nga të parët e qarqeve të Rilindjes nëpër qarqe apo “komisarët” politikë siç i quan Rama!

Largohen disa drejtues policie që kanë pasur kontakte me disa banda dhe emërohen disa të tjerë po nga sekti i Rilindjes për të ruajtur rrjetin dhe akoma më keq, për tu emëruar dhe më pas për tu shërbyer kandidatëve për deputetë të Rilindjes në çdo qark
”,- thotë Salianji.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com