Policia ka asgjësuar 716 bimë kanabis ditën e sotme në Shkodër.

Bimët e kanabisit u gjetën gjatë një kontrolli në fshatin Plan në vendin e quajtur “Menza”, të kultivuara në një tokë të hapur rishtaz në një zonë malore dhe të pyllëzuar.

Autorë i kultivimit të bimëve dyshohet se është një 35 vjeçarë më inicialet P.Sh, banues në fshatin Plan.

35 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Njoftimi i plotë i policisë
Shkodër

Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër

Kontroll për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni nga toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.

Asgjësohen 716 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur
Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike

Pas një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra ne rrugë operative, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plan, në vendin e quajtur "Menza", Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 716 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të mara në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.


[gallery]23171[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com