Rreth 300 punonjës të një biznesi fason në Shkodër “Fg shoes” janë ngritur në protestë përpara ambienteve të kësaj firme.

Ata pretendojnë se firma i ka hequr nga rroga rreth 10 deri në 20 ditë punë.

Sipas tyre ata punojnë në kushte mjaft të rënda dhe shfrytëzohen nga firma.

“Nuk kemi kushte, punojmë në mënyrë çnjerëzore”, thonë punonjësit.

Ndërkohë që nga firma nuk ka asnjë reagim, ata i bëjnë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin.

protesta shkoder

protesta shkoder

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com