SHKODËR - Policia ka sekuestruar një arsenal armësh dhe ka vënë në pranga një 61-vjeçar. Nga kontrolli i befasishëm në banesën e Pjetër Çunit, policia gjeti 1 mitraloz të lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore, 7 krehra me fishekë dhe 380 fishekë.
 
61-vjeçari rezulton, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje. Arsenali i armëve u gjet gjatë kontrollit në banesë dhe ambientet e jashtme të banesës.
 
Armët e sekuestruara do të dërgohen në laboratorin kriminalistik, për ekzaminim të mëtejshëm. Ndërsa poseduesi i tyre është arrestuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

arme shkoderarme shkoder 2arme shkoder 33arme shkoder 444arme shkoder 555

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)