​Shkodër, shkatërrohet banda e
grabitësve, 7 grabitje në 6 muaj

SHKODËR-Shkatërrohet një grup grabitësisht në qytetin e Shkodrës.

Policia e këtij qyteti pas një punë profesionale hetimore disa mujore ka finalizuar me sukses operacionin "MISSING GIFT" ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër.

Në flagrancë u prangos, Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër (me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale " Vjedhje" dhe " Armëmbajtje pa leje")
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit, O. M, 28 vjeç, banues në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër.

Policia është në kërkim dhe të dy personave që blinin sendet e vjedhura të dy grabitësve.

7 grabitjet me dhunë
Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë , ku shtetasi Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre. Konkretisht :
-Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.
- Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.
- Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja "Vasil Shanto "tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.
- Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga "Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.
- Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ”Kongresi Përmetit" i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.
- Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.
- Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Në kërkim personat që blinin sendet e vjedhura
Gjithashtu , shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe shtetasit :
- T. T. 61 vjeç, banues në Shkodër
- K.T, 34 vjeç, banues në Shkodër
Këta shtetas , dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. “Vjedhje me dhunë”, “ Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.
Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)