SARANDË – Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një predhe kundërajrore.

Dy të plagosurit, K.M., 16 vjeç dhe A.K., 17 vjeç, banorë të lagjes "Baba Rexhepi", e gjetën predhën buzë detit, ku kishin shkuar për të mbledhur skrap.

Ata kanë tentuar ta hapin, por në këto moment ka shpërthyer vetëm disku i predhës, jo e gjitha.

Adoleshentët ndodhën në spital me plagë në gjymtyrët e poshtëm.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)