SIBERI- Në qytetin rus të Tomskut, rreth 150 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra pas shpërthimit të një nënstacioni elektrik.

Video e incidentit që shkatërroi gjithçka në këtë nënstacion është kapur nga kamerat e sigurisë dhe tregon një supershpërthim, që nxorri jashtë funksionit shumicën e aparaturave.

Shpërthimi ndodhi mbasditen e së enjtes dhe erdhi pas një zjarri të rënë në nënstacionin Vostochnaya, i cili furnizonte qytetin prej vitit 1963.