​Shqipëri-Lihtenshtein, debutimi
i Panuccit: Përqëndrim maksimal

​Shqipëri-Lihtenshtein, debutimi<br />i Panuccit: Përqëndrim maksimal
Nesër kombëtarja Shqiptare do të përballet me Lihtenshteinin dhe kjo është ndeshja debutuese e trajnerit të ri, Christian Panuccit, i cili u shpreh se kjo ndeshje ka pasur përqëndrim maksimal si nga ai dhe nga lojtarët.
 
“Nëse mendojmë se nesër do të jetë një ndeshje e thjeshtë, atëherë do të na dalë e kundërta. Po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme pasi është shumë e rëndësishme, më pas do mendojmë për Maqedoninë dhe ndeshjet e tetorit. Djemtë kanë punuar shumë mirë dhe nesër do të jemi në fushë me shumë seriozitet për ta fituar këtë ndeshje”, tha Panucci.
 
I pyetur për ndëshkimin e Cikalleshit, tekniku preferojë të mos flasë pasi është i përqendruar te sfida e ditës së nesërme, megjithëse u shpreh se dërgimi i tij në shtëpi nuk do të thotë që ai nuk do të luajë në ndeshjet e ardhshme.
 
“Portat janë të hapura për të gjithë, për të hyrë, dhe për të dalë”, tha tekniku.
 
Panucci nuk ka zbardhur formacionin e kombëtares duke thënë se ai do të bëhet public vetëm para ndeshjes dhe se ka ide të qarta për zëvendësimin e Sadikut, i cili do ti mungojë sulmit të kombëtares në këtë ndeshje.
 
“I kam idetë e qarta, pavarësisht mungesës së Sadikut, por nuk e di nëse do të jenë të drejta”, u shpreh Panucci.

Lojtarët e kombëtares u vizituan sot në "Elbasan Arena" edhe nga ish-trajneri, Gianni De Biasi. I pyetur nga mediat, ai parashikon fitore 3:0 për Shqipërinë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT

Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT