​Shtrohet me urgjencë në spital
ish-kryeministri i parë i Kosovës

​Shtrohet me urgjencë në spital<br />ish-kryeministri i parë i Kosovës
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të disa komplikimeve në organet jetike.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se ish-kryetari i Mitrovicës është shtruar me urgjencë në QKUK dhe nën kujdesin intensive të mjekëve.

Bajram Rexhepi në vitet e fundit është tërhequr plotësisht nga politika dhe punonte në profesionin e tij si mjek kirurg, profesion të cilin e ka ushtruar dhe në vitin e vështirë të 1999 si kirurg i UÇk-së.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë