​Shuhet në moshën 66-vjeçare
aktorja e njohur Hajrie Rondo

​Shuhet në moshën 66-vjeçare<br />aktorja e njohur Hajrie Rondo
Në mesditën e sotme, në bregdetin e Himarës, pas muajsh të gjatë në luftë me kancerin, Tana e famshme e filmit “Përrallë nga e kaluara”, dha frymën e fundit në moshën 66 vjeçare. 

Lajmin e ka konfirmuar për Report Tv e bija e aktores, Klea Rondo Ikonomi.

Aktorja e mirënjohur,  Hajrie Rondo, pati një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, në muajin qershor të këtij viti, pas rikthimit agresiv të sëmundjes së rëndë.
 
Rondo luftoi prej disa vitesh me kancerin, derisa i fitoi betejat e para dhe mundi të ringjitej sërish në skenë, për të interpretuar rolin e Sanijes në komedinë “Tre dhëndurët” në Teatrin e Metropolit, vjeshtën e vitit të shkuar.
 
Për këtë rikthimin në skenë, aktorja do të shprehej një vit më parë: “Kur më ofruan këtë rol isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë...? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola...”

Mesazhi i fundit i aktores: I thash sëmundjes ik tutje
Hajrie Rondo u vlerësua pak muaj më parë me çmimin “Simboli i Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ku dha një mesazh të fortë.

"Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj.
Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo t’i them... def, ik tutje se kam pak punë.  Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola.
Me këtë rol le të kontribuoj pak, meqë është edhe muaji kundër kancerit të gjirit  për t’iu thënë grave shqiptare të bëhen të forta. Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”,
thotë aktorja e madhe ndërsa ka recituar edhe disa vargje të mrekullueshme si një mesazh për jetën.

E lindur në Delvinë me 1 mars 1951, aktorja 66 vjeçare ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

Roli i saj  i fundit në kinema, ishte në vitin 2011 tek  filmi “Ballkan Pazar”, ndërsa në 2009 luajti rolin e Semihasë në filmin “Ne dhe Lenini”.  Rondo ka spikatur me rolet e saj edhe në filmat:  “Tifozët”, “Borxhliu” , “Dashuri në krisma”, “Gjithë fajet i ka paraja”, “Pesha e kohës”, “Një vit i gjatë”, “Kush vdes në këmbë”, “Një emër midis njerëzve”, “Nëntori i dytë”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vëllezër dhe shokë”, etj.

Disa nga filmat që ka interpretuar Hajrie Rondo;
Ballkan Pazar (2011)
Ne dhe Lenini (2009), Semihaja
Dhimbja e dashurisë (2008) serial
Tifozët (2004) – (TV), Frosa
Borxhliu (1999) – (TV), Fija
Dashuri në krisma – (1997) (TV), Zenepja
Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
Pesha e kohës – (1988), Evanthia
Një vit i gjatë – (1987), Donika Saro
Përrallë nga e kaluara – (1987), Tana
Kush vdes në këmbë – (1984), Lina
Një emër midis njerëzve-(1983)
nëntori i dytë – (1982), Lima Kepiego
Agimet e stinës së madhe, – (1981), Xifja
Vëllezër dhe shokë – (1980), Mara

[gallery]23820[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime