​Si shëndrrohet pjeshka në vitamin

​Si shëndrrohet pjeshka në vitamin
Pjeshka duhet të konsumohet nga çdo person, duke filluar nga fëmijët deri tek të moshuarit. Kjo për shkak se pjeshka shëndërrohet në vitamin A dhe C në trupin e njeriut. Por si? “Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to” , - thonë studimet. “Gjithashtu pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë sepse ndikon krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe zhvillimin e tij, Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji.

Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe komoroideve”, - thuhet në një studim. Pjeshka duhet të përdoret gjatë muajve të verës si një frut i cili shton lëngjet në trupin e njeriut. Ipas studimeve pjeshka “freskon” organzimet e çdo personi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane