Skandali me byzylykët me vlerë 2 milionë euro, për mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas këtij dikasteri, sasia prej 300 byzylykëve, siç ka konstatuar Ministria e Drejtësisë i është rikthyer në kundërshtim me ligjin kompanisë private të kontraktuar e cila është një bashkim operatorësh ekonomik.
Burime pranë kësaj Ministrie bëjnë të ditur se pjesë e këtij hetimi për shkelje të ligjit janë grupi i specialistëve të shërbimit të provës por edhe të Ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin me numër protokolli 834 të datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve, tek bashkimi i operatorëve.
Po ashtu edhe pse në letrën afati i fundit që ministria përcaktonte kompanisë për dorëzimin e pajisjeve ishte data 3 gusht, një përfaqësi e bashkimit të operatorëve kanë zhvilluar një takim me ministrin ku mësohet se u është lënë një afat deri ditën e martë për t’u kthyer mbrapsht 300 byzylykët e blerë.
Ndryshe Bardhi ka theksuar se ndaj tyre do të depozitohet kallëzim penal në prokurori.
Nga ana tjetër shërbimi i provës dhe bashkimi i operatorëve nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për skandalin 2 milionë euro të byzylykëve të monitorimit të të dënuarve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com